Përsëri boca ngjyre në oborrin e kuvendit (Video)

Aktivistët e opozitës të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, kanë hedhur përësri boca ngjyre dhe mjete pirotektnike në oborrin e kuvendit. Ata po ashtu janë duke vazhduar të fishkëllejnë dhe brohorasin “Zajednica nuk kalon,” “populli i bashkuar ka për të fituar”, e të tjera.
Më herët kur aktivistët e opozitës kishin hedhur boca ngjyre brenda oborrit, Policia e Kosovës kishte reaguar duke i larguar ata nga afërsia e hyrjes së kuvendit ku ata ishin duke qëndruar./Gazeta Fjala/