Përse nuk duhet të udhëtoni me “dritë të kuqe”?

Autori:Avdyl Pajaziti

Jeni pjesë e personave që iu pëlqen të “luajnë” me shigjetën që tregon karburantin në makinën tuaj?! Nëse është kështu, nuk jeni në drejtimin e duhur. Një sondazh i bërë nga një shoqëri sigurimesh, tregon se 827.000 e shoferëve e injorojnë treguesin e karburantit në makinën e tyre

Një përqindje e shoferëve mendojnë se makina e tyre mund të ecë edhe midis 50 deri 80 kilometra që nga momenti kur ndizet drita e kuqe në kroskotin e tyre.

Meshkujt janë ata që më së shumti mendojnë se makina e tyre mund të bëjë shumë kilometra pasi ka dalë “e kuqja” sepse ata janë të bindur se ka ende karburant, ndërsa femrat janë më të kujdesshme.

Por studimet konkrete evidentojnë se duke e pasur serbatorin (depozitën) e makinës suaj me pak karburant është shumë e rrezikshme sepse mund të ngelësh në mes të rrugës dhe pastaj do të duhet të telefonosh autoritetet, ose të gjesh karburantin e parë më të afërt.

Dhe cilat janë rreziqet nëse gjendesh larg qendrave të banuara dhe si mund t’iu shmangesh aventurave të ndryshme?!

Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është se treguesit e karburantit nuk janë instrumente precizë, madje as në makinat më moderne dhe të viteve të fundit.

Teknologjia është shumë e thjeshtë.

Niveli i serbatorit të makinës vëzhgohet nga një galixhan që transmeton sasinë e karburantit në disa bobina elektrike. Në këtë mënyrë niveli i karburantit varet shumë edhe nga pjerrësia në të cilën ndodhet makina.

Të lësh makinën pa karburant mund t’i shkaktojë shumë probleme mjetit në tërësi dhe sistemit të frenimit në veçanti. Duke pasur sa më pak karburant, frenat kërkojnë më shumë forcë shtytëse, por ndonjëherë bëhen edhe më të forta.

Ray Sparrow, mekanik 40-vjeçar nga Salisbury (Britani e Madhe) duke folur me Daily Mail, evidenton disa nga problemet që mund të shkaktojë mungesa e karburantit në makinë.

“Për të qenë i sinqertë mund të shkaktojë shumë probleme për motorët diesel. Mund të shkaktojë probleme që shkojnë deri në mijëra euro. Ky është një lajm shumë i mirë për mekanikët, por jo për shoferët. Edhe sistemi i frenimit mund të ketë probleme. Nuk është logjike që të kursesh 20 euro sot dhe të shpenzosh 2000 euro nesër”, thotë mekaniku Sparrow.

Në këtë pikë, pyetja është shumë e thjeshtë: Duhet të vazhdojmë të ecim me dritë të kuqe, apo të ndalojmë dhe të furnizohemi me karburant?! Për më tepër, herët a vonë makina do të mbushet ndaj kursimi është çështje orësh…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perse-nuk-duhet-te-udhetoni-me-drite-te-kuqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala