Përqahen bosat e sigurimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëntë drejtorë të kompanive të sigurimeve kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për uljen e policave të sigurimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në Bruksel për Sigurime, Rrahim Pacolli.

Ai përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e tij rreth qëndrimit të këtyre drejtorëve.

“Nuk arrij të kuptoj se si këta individë dalin jashtë kompetencave që kanë e tentojnë të kundërshtojnë vendimet e marra nga organi mbikëqyrës – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Përveç kësaj, ata tentojnë të pengojnë lirinë e lëvizjes së lirë, interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke marrë parasysh se nuk është hera e parë që kundërshtojnë vendime apo marrëveshje lidhur me çështjen e sigurimeve”, ka shkruar Pacolli.

“Andaj i drejtohem Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm ndaj atyre që kundërshtojnë vendime të BQK-së”, shton më tej Pacolli

Pacolli më tej thotë se duke krahasuar raportet e shitjes së policave nëpër pikat kufitare të 1 dhe 2 Korrik 2014 me ato të 1 dhe 2 Korrik 2015, kemi vërejtur se numri i policave të shitura në vitin 2014 ka qenë 2,274, ndërsa këtë vit është 3,627.

Kjo sipas tij dëshmon se ulja e tarifave të sigurimeve kufitare ka qenë e mirëpritur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perqahen-boset-e-sigueimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala