Përmirësohet shëndeti i kafshëve në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Projekti “Kontrolli apo çrrënjosja e sëmundjeve të kafshëve” i financuar  nga Bashkimi Evropian, e ka përmirësuar dukshëm shëndetin e kafshëve në Kosovë.

Gjatë periudhës kohore 2010-2015 janë shpërndarë mbi 2 milionë të vaksinave (karrem vaksina), të cilat kanë ndikuar pozitivisht.

Sipas monitorimit dhe  analizave të fundit të shpërndarjes së vaksinave të kafshët e egra ka rezultuar se 90 për qind e dhelprave kanë ardhur në kontakt me vaksinën ndërsa 80 për qind  kanë zhvilluar imunitet ndaj tërbimit.

Lidhur më këtë  Daniela Topirceanu, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se implementimi me sukses i projekteve të BE-së ne Kosovë dëshmon se ju jeni duke avancuar proceset ne të mirë të qytetareve tuaj.

“Institucionet e juaja janë duke treguar nivel të lartë bashkëpunimi dhe njohje të punëve praktike ne teren, ne do të vazhdojmë punën se bashku ne projekte tjera”, tha ajo.

Ndërkaq, Valdet Gjinovci kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, tha se Agjencia e Ushqimit është nder përfitueset më të mëdha andaj ne u jemi shumë mirënjohës.

Ne vazhdimisht jemi duke u zhvilluar me kapacitetet tona për të zbatuar kontrollin e këtyre dy sëmundjeve dhe sëmundjeve tjera. Ne jemi gjithmonë në gatishmëri me stafin dhe Laboratorin Veterinar qe të përballemi me sfidat qe na dalin ne teren”, tha ai.

Përmes prezantimeve të udhëheqësve të projektit u vlerësua se është përmirësuar gjendja shëndetësore e kafshëve në Kosovë, veçanërisht në lidhje me sëmundjen e tërbimit dhe mortajën klasike të derrat .

Çrrënjosja e këtyre dy sëmundjeve kontribuon në përmirësim të ambientit shëndetësor për njerëz dhe ndikon direkt në shëndet të  gjitha kafshëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permiresohet-shendeti-i-kafsheve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala