Përmirësohet gjendja shëndetësore e Tërnavës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava i cili ka pasur probleme shëndetësore, është kthyer nga Turqia, ku ka qenë për ekzaminim mjekësor, pasi gjendja e tij është përmirësuar.

Myfiu në Prishtinë është kthyer mbrëmë, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Kryesia e BIK njofton opinion e gjerë dhe besimtarët e saj se Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pas shtrimit, fillimisht në QKUK e më vonë edhe në Qendrën Universitare Mjekësore ‘BEZMIALEM’ në Stamboll, ku i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ekzaminimeve të nevojshme, mbrëmë është kthyer në Prishtinë”.

“BIK njofton se gjendja shëndetësore e Myftiut, është shumë e mirë dha nga ekzaminimet e analizat e bëra në Stamboll rezulton që myftiu nuk ka as një shqetësim serioz, kështu që ai në ditët në vijim do tu kthehet detyrave të tij të përditshme”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permiresohet-gjendja-shendetesore-e-ternaves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala