Përmendore për të pagjeturit (FOTO)

Në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, kryetari Kadri Veseli ka bërë zbulimin e Përmendores dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.
Paraprakisht deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një seancë plenare për të shënuar 27 Prillin, Ditën e Personave të Pagjetur.
Në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1700 personave të pagjetur.