Përmbytjet në Shqipëri: shënohen edhe viktimat e para! (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shiu i dendur gjatë natës ka shkaktuar përmbytje të një pjesë të mirë të autostradës Tiranë-Durrës.

Siç mund ta shihni nga video, uji ka mbuluar plotësisht rrugën, ku një pjesë e gjatësisë së palmave janë zhytur në ujë.

Si pasojë e reshjeve të mëdha një 27-vjeçar nga Dibra dyshohet se është viktima e parë nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë  qysh prej të shtunës mbrëma.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në Tiranë dhe në disa zona të veriut, ku ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Shiu ka përmbytur disa rrugë në Tiranë, duke vështirësuar qarkullimin për shkak të bllokimit të kanalizimeve.

Probleme janë raportuar edhe në Vlorë, ku erërat e forta dhe dallgët 4-5 ballë kanë pamundësuar lundrimin e mjeteve të peshkimit.

DxbCCiil-640x362   

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permbytjet-ne-shqiperi-shenohen-edhe-viktimat-e-para-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala