Përmbytje në Fier e Durrës, borë në disa zona

Autori:Avdyl Pajaziti

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, por edhe gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona dhe rrugë, por edhe daljen e lumenjëve nga shtrati.

Banorët e zonës tek ish-këneta në Durrës kanë kontaktuar me A1 Report duke apeluar edhe për ndihmë dhe duke shtuar se askush nuk po u shkon në ndihmë, për shkak se institucionet janë pushim. Ata theksojnë se uji ka hyrë tashmë në banesat e tyre apo edhe në disa biznese.

Si njofton gazeta Shqiptarja, mbrëmjen e kaluar në Durrës uji për minuta të tëra ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet, 14, 17, 18 dhe në afërsi të stacionit të trenit. Shkak për këtë situatë është bërë mos funksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Në përpkeje pë të hapur pusetën e kanalizimitNë Fier lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij. Lagjet e përmbytura deri tani në Fier janë ‘1 Maji’ dhe ‘Konferenca e Pezës’.

Ndërkaq, Shqipëria e mesme has problemin e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut, në veri problematika lidhet me reshjet e borës. Aktualisht, trashësia e borës në Kukës dhe Krumë është 20 cm, ndërkohë që në zonat malore ka arritur në 45 cm.

Në qarkun e Korçës, edhe sot kanë vijuar reshjet e borës, kurse reshje intensive bore ka edhe në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe në Dardhë.

Rrethet Kukës dhe Has nuk furnizohen me energji elektrik dhe shkak është bërë një defekt në linjën 110 kË, që vjen nga Fushë Arrëzi.

`

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permbytje-ne-fier-e-durres-bore-ne-disa-zona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala