Përmbytet një anije me mbi 500 persona

Qindra të zhdukur rezultojnë të jenë në detin Mesdhe, kjo si pasojë e përmbytjes së një anije. Siq raporton CNN se në anije kanë qenë mbi 500 persona.
Anija është përmbytur rreth 80 milje larg bregdetit të Libisë.
Deri tani mësohet se janë shpëtuar mbi 140 emigrant ndërsa, operacioni i kërkimit po vazhdon.
Muajve të fundit Italia është përballur me një valë në rritje të emigrantëve të dëshpëruar nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të nxitur nga situata e rëndë që po kalojnë disa shtete në këtë rajon.