Përmbyllët projekti 2.8 milionësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit të përkrahur nga BE-ja në vlerë prej 2.8 milion euro, për zhvillimin e  mëtutjeshëm të politikës tregtare.

Ky projekt i cili ka zgjatur katër vite, e ka ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të zhvillojë kapacitetet e domosdoshme për të negociuar e pastaj për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në fushat e politikës tregtare, analizës tregtare, hapjes së tregut dhe statistikave tregtare.

Synimi është përkrahja e rritjes ekonomike që do të krijojë më shumë vende pune dhe të ardhura më të larta për qytetarët e Kosovës, do të zvogëlojë papunësinë dhe varfërinë, pasi që një politikë tregtare efikase e orientuar kah eksporti luan rol kyç në këtë drejtim.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë Përfaqësues Special i BE-së, Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ramadan Ilazi, Zëvendësministër për Integrim Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permbyllet-projekti-2-8-milionesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala