Përmbaruesit ua kthejnë 25 milionë kreditorëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot për herë të parë në Kosovë do të shënohet Dita e Shërbimit të Përmbaruesve privat.

Drejtoresha e odës së përmbaruesve privat, Emine Sherifi-Lubeniqi i ka thënë Klan Kosovës se vendi ynë ka vetëm 25 përmbarues privat gjë që sipas saj nuk mjaftojnë që t`i përfundojnë të gjitha lëndët civile që janë grumbulluar nëpër gjykatë.

Ajo deklaroi më tej se për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh nga 18 mijë lëndë të grumbulluara, 3 mijë e 500 prej tyre kanë arritur të zgjidhen, dhe se 25 milionë euro nga këto raste i janë kthyer krediotorëve.

Sherifi-Lubeniqi tha se me punën e përmbaruesve do të zhvilllohet ekonomia e vendit dhe se puna e përmbaruesve i ka vetëdjiësuar në Kosovë.

Ndryshe, Oda e Përmbarusve privat është themeluar në janar të këtij viti./Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permbaruesit-ua-kthejne-25-milione-kreditoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala