Përmbaruesit ia mësyjnë borxhëlinjëve

Borxhet që nuk mundën ti inkasojnë vetë iu a lan përmbaruesve. E këta të fundit nuk po kanë më mëshirë karshi borxhëlinjëve kryesisht të kompanive publike të kryeqytetit.
Këto të fundit përmes përmbaruesve privatë po arrijnë të inkasojnë gogja të hyra.
Kjo ndodh pasi që qytetarët po detyrohet të paguajnë menjëherë po u bllokohet llogaria bankare. Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka arritur që nga muaji shtator i vitit 2014 deri në janar të këtij viti të mbledhë rreth 40 mijë euro.
Zyra ligjore e KUR ‘Prishtina’ ka dorëzuar 128 urdhra për përmbarim, ndërkaq nga ky numër 10 debitorëve u janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesit privatë. Kompania e ujësjellësit ka filluar me arkëtimin e mjeteve vetëm me bizneset e mëdha, ndërkaq pritet që nga muaji mars të fillohet me amvisëritë dhe bizneset e vogla.