Përmbajtjet në Facebook tani mund të kërkohen në Google

Autori:Avdyl Pajaziti

Google ka vendosur një marrëveshje me Facebook-un për të shfaqur rezultate kërkimi nga aplikacioni mobile i rrjetit social. Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta prestigjioze The Wall Street Journal.

Kur përdorni motorin e kërkimit të Google-it tek pajisjet Android, ju do të shihni rezultate që ju lidhin me përmbajtje brenda Facebook-ut, duke përfshirë këtu profile publike, faqet dhe postime të ndryshme. Secili rezultat do t’ju drejtojë direkt tek aplikacioni Facebook në vend të faqes ueb.

Kjo marrëveshje e re do të sjellë përfitime për të dyja kompanitë: ju tani keni një arsye më shumë për të përdorur motorin e kërkimit të Google-it tek telefoni, dhe do të kaloni më shumë kohë brenda aplikacionit Facebook

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/permbajtjet-ne-facebook-tani-mund-te-kerkohen-ne-google/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala