Përleshje në Pejë, lëndohen katër persona

Autori:Gazeta Fjala

Pas një përleshje fizike që ka ndodhur në Pejë, janë lënduar katër persona, prej të cilëve tri femra. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të lënduarit janë sulmuar nga një grup prej tre meshkujeve dhe përleshja fizike ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur mes vete.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor kurse të dyshuarit janë arrestuar me urdhër të prokurorit.
Policia ka kontrolluar edhe shtëpitë e tyre, ku janë gjetur disa mjete të forta.

Njëri nga të dyshuarit është liruar me procedurë të rregullt, deri sa dy të tjerët janë në mbajtje./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perleshje-ne-peje-lendohen-kater-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala