Përleshje mes serbëve e kosovarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Me një operacion të gjerë policia e Hamburgut ka penguar të hënën në mbrëmje një përleshje masive mes serbëve dhe kosovarëve në një kamp azili në rrethin e Bahrenfeldit.

Iniciator i problemeve ka qenë një serb i dehur, ka thënë policia të martën, raporton “uena.de”, njofton albinfo.ch.

38-vjeçari serb, së bashku me dy meshkuj të tjerë, janë fjalosur me një djalë të ri nga Kosova. Sigurimi i qendrës është përpjekur për të ndërmjetësuar rastin, por nuk ka arritur. Situata është përshkallëzuar dhe rreth 100 serbë dhe kosovarë kanë marrë pjesë në këtë përleshje.

Rreth 30 policë gjermanë kanë ndërhyrë për t’i ndarë dy grupet, ndërsa 38-vjeçari serb së bashku me një person tjetër janë ndalur në paraburgim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perleshje-mes-serbeve-e-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala