Përleshje me shufra e thika në Suharekë

Në Suharekë ka ndodhur një përleshje fizike në mes 10 personave, ku kanë përdorur shufra metalike dhe një thikë.
Katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësorë. Sipas Policisë, katër nga të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.
Një person tjetër është arrestuar në Prishtinë, pasiqë ai për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kurse në fshatin Gërnqar të Kllokot, është arrestuar një serb, i cili pas një zënke verbale ka sulmuar fizikisht një femër serbe me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore