Përleshen migrantët dhe policia në kufirin e Maqedonisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Dhjetëra migrantë në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, janë përleshur me policinë maqedonase në përpjekje për të hyrë në vend.

Migrantët nga Irani, Maroku, Pakistani dhe disa vende tjera, janë përleshur me policinë të cilët kanë përdorur shkopinj gome për të shpërndarë turmën, transmeton lajmi.net.

Në fillim të këtij muaji, Maqedona ka ashpërsuar kriteret për hyrjen e migrantëve, duke ua lejuar hyrjen e atyre personave që vijnë nga vendet siç janë Siria, Iraku dhe Afganistani, për të cilat shtetet anëtare të BE-së janë zotuar se do ti pranojnë.

Të paktën 10 migrantë janë ndaluar në vijën kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilët tash e disa ditë janë futur në grevë urie.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perleshen-migrantet-dhe-policia-ne-kufirin-e-maqedonise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala