Përkujtohet 11 shtatori në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e 11 shtatorit shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe disa shkolla publike do të zhvillojë aktivitete për të përkujtuar përvjetorin e sulmit terrorist mbi “kullat binjake” në New York.

Me këtë rast Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, në orën 11:00, do ta ulë në gjysmë shtize flamurin e SHBA-ve tek shtatorja e presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ndërsa do të organizohen edhe ligjërata në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë (ora 13:00) dhe në shkollën fillore e mesme e ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë (ora 15:00).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perkujtohet-11-shtatori-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala