Përkujdesja për fëmijët paguhet më së miri në Zvicër

Autori:Avdyl Pajaziti

Përkujdesja për fëmijët në Evropë paguhet më së miri në Zvicër, pastaj në Britani të Madhe, ndërsa Franca është në vendin e tretë.

Në Zvicër për një ore përkujdesje të fëmijëve  paguhet 14.92 euro në orë, mesatarisht, sipas një studimi nga agjencia franceze „Jupiz“ e specializuar në këtë fushë.

Pastaj vjen Britania e Madhe, me një pagë mesatare neto prej 13.5 euro për orë.

E treta është Franca me 8.65 euro për orë. Franca ka të regjistruar 250 mijë „Babysitter“.

Belgjika është e katërta me të ardhurat prej 8.44 euro në orë, ndërsa ekonomia më madhe evropiane, Gjermania është e pesta me 8.26 euro në orë.

Austria e gjashta me 8.18 euro në orë, e ndjekur nga Italia me 7.92 euro dhe 7.66 euro në Spanjë.

Vendi i nëntë është Holanda, ku përkujdesja për fëmijët paguhet 7.44 euro në orë, dhe e dhjeta është Portugalia me 6.68 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perkujdesja-per-femijet-paguhet-me-se-miri-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala