Përgjegjësit e papërgjegjshëm karshi pronës publike

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS ka lansuar një projekt për informimin e shoqërisë në lidhje me investimet më të rëndësishme kapitale në Kosovë. Këto investime kapitale përfshijnë distribucionin e energjisë elektrike, koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Shkup, si dhe proceset e dështuara të privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.
Ky projekt është implementuar nga Instituti Riinvest dhe organizata “Çohu”. Për të gjitha këto investime kapitale u prezantuan raporte hulumtuese me titull “Trajtoje me kujdes! Është pronë e qytetarëve”.
Lumir Abdixhiku paraqiti hulumtimin e Riinvest për këto investime kapitale përmes 5 pikave kryesore që sipas tij e kanë shoqëruar këtë proces e ato janë jotransparenca, kostot e transaksionit, mungesa e studimeve, monitorimi i dobët dhe papergjegjësia e korporatave.