Përgjaken shqiptarët e Shkupit (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

12 shqiptarë nga fshati Batincë i Shkupit, kanë qenë viktimë e huliganëve “Komitë”, të cilët të revoltuar pas ndeshjes e cila përfundoi me barazim mes Shkupit dhe Vardarit, nuk i kanë kursyer as gratë.

Siç mëson SHENJA, 10 prej të rrahurve janë gra, të cilat me familjet e tyre në momentin e sulmit, kanë qenë në sheshin “Maqedonia”.

Personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçarë.

Huliganët maqedonas fillimisht i kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se ky (Sheshi Maqedonia) nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj edhe u janë vërsulur fizikisht. SHENJA mëson se të lënduarit janë drejtuar në Emergjencë ku edhe i janë nënshtruar kujdesit të mjekëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pergjaken-shqiptaret-e-shkupit-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala