Përgënjeshtrohet versioni maqedonas

Autori:Avdyl Pajaziti

​Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, se persona të armatosur nga Kosova kanë hyrë në këtë shtet, dhe kanë sulmuar stacionin policor kufitar Goshincë, në Maqedoni.

Në Policinë e Kosovës thonë se nuk ka pasur asnjë lëvizje në kufij.

Ndërsa, sipas versionit të policisë maqedonase, prej rreth 40 personash, me uniformë të UÇK-së dhe armatim të rëndë, kanë hyrë nga Kosova dhe kanë marrë nën kontroll pikën kufitare, duke mbajtur peng edhe 4 policët maqedonas, duke e quajtur “sulm terrorist”.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për “Zëri” se nuk ka asnjë dyshim se një gjë e tillë ka ndodhur. /Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pergenjeshtrohet-versioni-maqedonas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala