Përgatituni për mungesë të energjisë elektrike

Autori:Avdyl Pajaziti

Kërkesa për energji elektrike shtohet në ditët e dimrit, ndërsa kapacitetet prodhuese në Korporatën Energjetike të Kosovës, nuk mund ta mbulojnë kërkesën.

Gjatë verës kërkesa për energji elektrike shkon deri në 600 megaëat, ndërsa dimrit nga 800 deri në 1000.

Eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu shprehet i sigurt se edhe këtë dimër Kosovës do t’i mungojnë edhe 400 megavat energji elektrike, për shkak, se sipas tij, KEK nuk ka kapacitete për shkak të vjetërsisë së blloqeve.

“Kapacitetet maksimale prodhuese te KEK-ut , duke llogaritur te gjitha blloqet që janë në disponim për prodhim, nuk mundet të arrijnë 850 MËh, atëherë është e qartë se edhe në këtë rast do të mungojnë afër 400 MËh”, ka thënë Kurshumliu për Indeksonline.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëhen gati që këtë dimër të mësohen më rënien e shpeshta të blloqeve. Kurshumliu ka thënë se KEDS-i zor që bën një import kaq të madh duke pasur parasysh sezonin e verës ku kërkesa ishte

“Duke llogaritur vjetërsinë e blloqeve të TC KOSOVA A por edhe te TC B atëherë duhet llogaritur në rëniet e shpeshta nga sistemi te blloqeve me çka kjo gjendje do të përkeqësohet akoma më shumë. Tani varet prej KEDS-i a do të ketë llogari për import kaq të madh të energjisë. Unë jam i sigurt që ata do të aplikojnë reduktime të ashpra, duke pasur parasysh atë që ndodhi në muajt e verës”, ka vlerësuar Kurshumliu./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pergatituni-per-mungese-te-energjise-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala