Përfunduan diskutimet, priten votat e dy deputetëve turq për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Kanë përfunduar diskutimet për ndryshimet e amandamenteve Kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. I fundit që foli ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, kurse aktualisht në foltore është zv/kryeministrit Hashim Thaçi.

Pas fjalimit të Thaçit priten të hidhen në votim ndryshimet Kushtetuese që i hapin rrugë ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale (Dhomave të Specialiazuara).

Një burim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, i tha KosovaPressit, se për momentin janë duke pritur përgjigjen pozitive nga dy deputetët turq, në mënyrë që të hyjnë në votim për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ky burim konfirmon se LDK nuk do të pajtohet që votimi të jetë i fshehtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfunduan-diskutimet-priten-votat-e-dy-deputeteve-turq-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala