Përfundon përleshja në Kaçanik

Autori:Avdyl Pajaziti

Tashmë është qetësuar situata pas përleshjes mes veteranëve të UÇK-së dhe policisë në Kaçanik.

Nga përleshja me policinë kanë mbetur të lënduar disa protestues. Njëri nga protestuesit ka marrë lëndime më të rëndë dhe po trajtohet nga vetura e emergjencës që ndodhet në vendngjarje.

Policia ka larguar protestuesit nga rruga, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të ulur shumë afër, duke vazhduar protestën.

Segmenti i magjistrales është liruar, por vetëm për vetura, maunat nuk po kalojnë ende.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfundon-perleshja-ne-kacanik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala