Përfundon pauza, opozita sërish vendos bllokadë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës duket se janë të vendosur që të mos lejojnë vazhdimin e seancës.

Pas përfundimit të pauzës 30 minutëshe të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkaku se opozita nuk lejoi vazhdimin e seancës, deputetët janë rikthyer në sallë.

Por edhe tash ata janë vendosur përballë tavolinës së Kryesisë së Kuvendit, dhe rreth foltores, me qëllim bllokimin e seancës, ashtu edhe siq kanë paralajmëruar.

Deputetët opozitarë po thonë se janë të vendosur që të bllokojnë punimet e Kuvendit, deri atëherë kur kryeministri Mustafa të heq nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfundon-pauza-opozita-serish-vendos-bllokade/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala