Përfundon intervistimi, Kadaj-Bujupi në Gjykatën Themelore

Autori:Gazeta Fjala

Ka përfunduar marrja në pyetje e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndërsa tani është dërguar në Gjykatën Themelore, ku pritet t’i shqiptohet masa e arrestit ose të lihet e lirë.

Ajo ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit me arsyetimit se gjithë çfarë ka pasur të thotë e ka thënë në Parlament, ka njoftuar avokati i saj, Arianit Koci.
Sipas burimeve të portalit Koha.net, ajo nga Prokuroria Themelore është transferuar në Gjykatën Themelore, ku mund të pritet që me kërkesën e Prokurorit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Merret vesh se në operacionin e sotshëm të policisë për kapjen e deputetëve opozitarë nuk ka të arrestuar tjerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfundon-intervistimi-kadaj-bujupi-ne-gjykaten-themelore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala