Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një magazinë në autostradën Tiranë – Durrës, u përfshi nga flakët sot në mëngjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Sipas informacioneve më të të fundit, një person është asfiksuar nga tymi i flakëve dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Pas njoftimit për zjarrin e rënë në magazinë, kanë mbërritur6 zjarrfikëse ku bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës.

Gjithashtu në vendngjarje mbërritën edhe forca policie dhe autoambulanca.

Brenda magazinës ishin depozituar tapetë të një firme turke, biznes që kishte prej kohësh veprimtarinë kryesisht në Tiranë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfshihet-nga-flaket-nje-magazine-ne-autostraden-tirane-durres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala