Performanca e doganës për tre muaj

Autori:Zekirja Shabani

Dogana e Kosovës ka publikuar të mërkurën raportin për perfomancën e tremujorit të parë të vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe dogaana kaa mbledhur 3 milion euro më shumë të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për tre muajt e parë të 2015 janë arkëtuar 166,5 milion euro derisa vitin e kaluar ishin 163,1 milion euro.

foto 4

Gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.

foto 3

Në përiudhen raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej ▼88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa  taksat e mbledhura janë rritur.

foto

foto 2 foto 1

“Gjate periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%. Gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro”.

Kundërvajtjet doganore gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263, duhet të theksohet se numri i kundërvajtje është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

“Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit kemi pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani kemi 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/performanca-e-doganes-per-tre-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala