Përfitimet e 30 minutave ecje

Autori:Avdyl Pajaziti

Të ecësh, ky është ushtrimi më i thjeshtë e më efikas për të pasur një jetë të shëndetshme.

Janë të shumta studimet që garantojnë se ecja i bën mirë shëndetit. I fundit është një i Universitetit të Queensland në Australi, i cili tregon se si kjo praktikë kaq e thjeshtë ul ndjeshëm rrezikun ndaj sëmundjeve më kërcënuese të trupit të njeriut.

Studiuesit australianë pretendojnë se 2-4 orë ecje ritmike në javë, ul deri 54% rrezikun nga ataku në zemër, 3-4 orë ecje në javë ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet diabetike deri në 54%, ndërsa të paktën 3 orë ecje gjatë javës ul me 40% dhimbjet e shpinës.

Për t’i përfituar këto të mira nga ecja, studiuesit këshillojnë të paktën 30 minuta shëtitje në ditë, mundësisht në mjedise me gjelbërim. Ecja praktikohet kudo, e në çfarëdo kushtesh atmosferike, mjafton shumë pak vullnet. Kështu që askush nga ne nuk ka asnjë justifikim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfitimet-e-30-minutave-ecje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala