Përfaqësuesi i LDK’së në KQZ lëshon mbledhjen

Autori:Gazeta Fjala

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje ku pritet të merret vendimi për 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin, shkruan Express.

Derisa kryesuesja e komisionit, Valdete Daka kërkoi 1-2 orë pushim për shqyrtimin e dokumentacionit rreth rekomandimit që ia bëri Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC), përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti ka lëshuar sallën.

Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë. Yll Buleshkaj ka thënë se qasja e zyrës që drejton është gjithpërfshirja para largimit.

Anëtarët e tjerë kërkojnë shqyrtimin e dokumentacionit dhe pastaj të merret vendimi, ndërsa përfaqësuesit e VV-së kërkojnë që vendimi të merret tani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perfaqesuesi-i-ldkse-ne-kqz-leshon-mbledhjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala