Përfaqësues të Nismës vizitojnë Prekazin e Adem Jasharit

Në kuadër të festave të nëntorit, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, kreu i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, Krasniqi, ka thënë se Prekazi është vendi ku janë ngritur themelet e shtetit të Kosovës.
“Sot jemi në Prekaz edhe për të festuar edhe për te bërë nderime aty ku janë ngrit themelet e shtetit tonë por jo vetëm themelet këtu është vendi ku pavarësia ka marr jetë, është vendi ku liria gjithashtu ka marr jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë të vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Delegacioni i këtij subjekti politik vizitoi edhe familjen Jashari, ku u pritën nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Rifat Jashari.