Përdorues të drogës edhe intelektualë dhe biznesmenë shqiptarë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Shqipëri, shifrat e larta të përdoruesve të drogës nuk i referohen vetëm grupeve të riskut. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 5 për qind e përdoruesve të drogës janë persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual, përfshirë dhe persona VIP.

Një pjesë mirë e personave të njohur që janë konsumatorë të drogës janë trajtuar në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT, shumë prej tyre i drejtohen klinikave të huaja, ndërkohë që të tjerë e vuajnë pa u trajtuar për shkak se druajnë t’u mësohet fakti i të qenit përdorues droge.

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Porf dr. Zihni Sulaj pohon në një prononcim për Top Channel se numri i këtyre personave të varur nga droga është më i lartë se sa që deklarohet.

“Ne kemi pasur individë shumë të njohur këtu, që kanë përfunduar për shkak të drogës, edhe pse nga ekonomia kanë qenë mjaft mirë dhe me një status social dhe kulturor të mirë, por drogë nuk të pyet. Këta individ janë gjithmonë anonim, për t’i nxitur, për t’i kuruar e mbështetur. Shoqëria nuk përfiton gjë që t’i stigmatizojë. Ky fenomen duhet pranuar dhe duhet luftuar edhe nga ata që nuk kanë lidhje”, shprehet Sulaj.

Nuk është vetëm stresi, pohon Prof. Zihni Sulaj, por edhe liria e shfrenuar dhe pasuria e tepërt që i çon këta persona drejt përdorimit të drogës .Dhe se kjo kategori përdor droga të forta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perdorues-te-droges-edhe-intelektuale-dhe-biznesmene-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala