Përdhunohet, vritet dhe digjet 16 vjeçarja

Autori:Gazeta Fjala

 

Dyshohet se një vajzë 16 vjeçare është përdhunuar, vrarë dhe është djegur më pas në shtëpinë e saj në Delhi të Indisë.

Vajza dyshohet se ishte vetëm në shtëpi kur ndodhi rasti dhe dy të dyshuar tani janë arrestuar në lidhje me krimin e tmerrshëm, transmeton lajmi.net

Sipas mediave vendore, nëna e kisha zbuluar trupin e djegur të së bijës dhe dyshimet e para ishin për vetëvrasje, por pas raporteve të autopsisë u konfirmua se vajza ishte mbytur.

Më pas një mik i viktimës ka deklaruar për policinë se dy persona e kishin ngacmuar seksualisht në lagje dhe sigurisht për t’a fshehur krimin, pasi që e kanë përdhunuar e kanë vrarë dhe e kanë djegur.

India njihet si vend shumë i prekur nga ky lloj i krimit, por rastet e tilla janë me të vërtetë të tmerrshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perdhunohet-vritet-dhe-digjet-16-vjecarja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala