Përdhunim në burgun e Dubravës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në burgun e Dubravës ka ndodhur një përdhunim i tmerrshëm. Një burrë me inicialet I.M., i lindur më 1939, ka përdhunuar një burrë tjetër me inicialet A.R., i lindur më 1986.

Një gardian i burgut të Dubravës thotë se ky është vetëm njëri prej shumë rasteve që ndodhin.

Madje, ai tregon se si një i burgosur, pikërisht pse e kishin përdhunuar, ka bërë vetëvrasje.

Aktin e përdhunimit nuk ka mundur ta përballojë. E ka konsideruar si diçka të tmerrshme, dhe në fund i ka dhënë fund jetës së tij.

Burimi i redaksisë parrotlla.net brenda burgut tregon se jo vetëm në Dubravë, por edhe nëpër burgjet tjera ka parregullsi të tmerrshme.

“Brenda burgjeve luhet me të madhe bixhoz. Të fortit e bëjnë ligjin brenda burgjeve, dhe për ta nuk vlen asnjë rregullore dhe asnjë rregull i përcaktuar me ligjet vendore”.

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve po i mban të heshtura këto fenomene, duke menduar që përmes fshehjes, gjendja nëpër burgje do të përmirësohet. /parrotlla.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/perdhunim-ne-burgun-e-dubraves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala