Përçahet Opozita

Autori:Zekirja Shabani

Opozita është paraqitur të premten e ndarë në “Union”.

Në restorantin në qendër të Prishtinës, pak metra larg të cilit liderët opozitarë kishin paralajmëruar konferencë të përbashkët, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë diskutuar gjatë para se të dilnin shkurtimisht para gazetarëve për të kumtuar shtyrjen e protestës për rrëzimin e Qeverisë, e thirrur për të shtunën.

Burime të “Kohës Ditore” kanë përmendur dy arsye që kanë çuar në këtë vendim: E para, LVV-ja konsideron se protestat paqësore nuk kanë kurrfarë efekti më, e AAK-ja është pozicionuar kundër përdorimit të dhunës; E dyta, LVV-ja insiston që para protestës të formohet një front i përbashkët i opozitës dhe i shoqërisë civile, porse AAK-ja e Nisma nuk janë pajtuar, pasi druajnë se, me këtë, LVV-ja do që të krijojë supremaci brenda bllokut, ngaqë pjesëtarët e shoqërisë civile që duan të bashkohen, identifikohen si mbështetës të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/percahet-opozita/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala