Për vrasjen në “Albi Mall” janë arrestuar katër persona

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash ka arrestuar katër persona si të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në qendrën tregtare “Albi Mall”. Të dyshuarit janë SH. Cakolli (1995); L. Beka (1995); L. Sadiku (1995) dhe A. Rexhepi.

Në një konferencë për media, Majori Afrim Ahmeti ka thënë se rasti i vrasjes së Nazmi Ramadanit është kompletuar me arrestimin e të dyshuarve kryesor të aktit kriminal.

“Mbrëmë është kompletuar rasti duke i arrestuar gjithsejtë katër të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ky zyrtar policor ka thënë se edhe për rastin e vrasjes së policit ka pasur sukses në arrestimin e të dyshuarve.

Ndërkohë, kapiteni Nuri Xhela ka sqaruar se vrasje në “Albi Mall” kishte ndodhur pasi të dyshuarit kishin hyrë në këtë qendër tregtare për të kryer vjedhje, shkruan Gazeta Express.

Por, i ndjeri Ramadani kishe penguar vjedhjen me ç’rast të dyshuarit kanë shtënë tri herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja dhe një thikë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia ka njoftuar se dy nga të dyshuarit kanë qenë edhe më herët të njohur për vjedhje ndërsa dy të tjerët jo. Njëri prej të arrestuarve ishte kamerier në këtë qendër tregtare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-vrasjen-ne-albi-mall-jane-arrestuar-kater-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala