Për vitin 2016 rekomandohet blerja e dollarit, rublës dhe pesos

Autori:Gazeta Fjala

Vlera e dollarit në vitin 2016 do të rritet, ndërsa inflacioni në SHBA do të përshpejtojë, ndërsa valuta meksikane dhe rubla ruse do të realizojnë rritje, parashikon “Goldman Sachs”.

Për këtë arsye, banka amerikane ka rekomanduar blerjen e dollarit, rublen dhe peson meksikane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas projeksionit të bankës, dollari në vitin 2016 do të forcohet kundrejt euros dhe juanit, pasi këtë vit ka regjistruar një hap në vlerë në krahasim me të gjitha monedhat e botës, dhe siç thuhet nga “Bloomberg”, ajo është pasojë e politikës së „Fed“ dhe afrimin e saj në rritjen e normës së interesit.

Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Japonisë kanë vazhduar rritjen e “stimulit” monetar.

Vitin e kaluar banka e New Yorkut ka parashikuar që euro do të bjerë në 1.15 dollarë për një vit, atëherë në pjesën më të madhe, e këtij viti vlera e monedhës së vetme evropiane ishte nën atë nivel, madje ka tejkaluar parashikimin e “Goldman Sachs” në muajin mars që ka arritur një minimum 12-vjeçar, prej 1.0458 dollarësh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-vitin-2016-rekomandohet-blerja-e-dollarit-rubles-dhe-pesos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala