Për TVSH ndaj medieve vendosë Avdullah Hoti

Qeveria e Kosovës ka filluar diskutimet për ndryshimin e ligjit për TVSH. Por në plan ka edhe kthimin e kësaj takse për mediat që deri tani kanë qenë të liruara nga ky lloj tatimi.
Planet janë që gazetat të paguajnë 8 për qind TVSH. Norma e TVSH-së prej 8 për qind është paraparë edhe për furnizimin me shërbime nga mediat elektronike të radios dhe televizionit.
Po ashtu është planifikuar që mediat elektronike të detyrohen të paguajnë normën e TVSH-së standarde prej 18 për qind për reklama, që është një nga të hyrat kryesore të tyre. Të gjitha këto janë paraparë në draftin e Projektligjit për TVSH-në që është në diskutim publik.
Gazeta Fjala merr vesh se për këtë në Ministrinë e Financave të mërkurën është mbajtur një takim ndërmjet kësaj përfaqësuesve të MF, medieve si dhe përfaqësues të gazetarëve.
Pas diskutimit prej rreth një orës në parim është arritur ujdia që mos të ketë ndryshim të TVSH për mediat. Rrjedhimisht të paktën edhe 3-4 vjet mediet të kenë zero TVSH siq ishte deri më tani.
Merret vesh se përfaqësuesit e MF parimisht janë dakorduar që mos të ketë ndryshim të TVSH, por vendimin përfundimtarë pritet ta merr ministri i financave Avdullah Hoti.