Për tri ditë lëshohen 3.800 vërtetime për veteranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se deri më tani janë lëshuar 3.800 vërtetime.

Ai ka treguar se në ditët në vazhdim do të fillojë lëshimi i vërtetimeve edhe në degët e OVLUÇK-së në Deçan, Skenderaj, Gjilan dhe Burim.

Fazliu ka thënë se veteranët nuk kanë nevojë të presin në radhë për t’i marrë vërtetimet sepse nuk ka afat të caktuar dhe vërtetimet lëshohen vazhdimisht.  /Epoka e re/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-tri-dite-leshohen-3-800-vertetime-per-veterane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala