Për Trepçën nuk negociohet me askënd

Autori:Avdyl Pajaziti

Manifestimi tradicional ‘Java e Minatorëve’, i organizuar në përkujtim të grevës së minatorëve të vitit 1989, ka përfunduar me një ceremoni të mbajtur të shtunën në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Në këtë manifestim u fol për rëndësinë që pati greva e minatorëve të Trepçës 26 vite më parë, në lëvizjen politike të kohës dhe në mbrojtje të lirive e të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, tha se puna dhe historia që kanë shkruar minatorët, është e rëndësisë së veçantë nacionale.

Ai ka premtuar zgjidhjen e statusit të Trepçës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bashkëpunuar ngushtë me vetë minatorët, por edhe Kuvendin, në mënyrë që Trepça të mbetet gjigant i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Në lidhje me pronësinë e Trepçës, ai ka potencuar se kjo çështje nuk do të negociohet me askënd, transmeton tp.

Ndërkaq, menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, foli për rëndësinë historike të grevës së minatorëve të Trepçës që ngjau para gati tri dekadave.

Në anën tjetër, Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, pasi elaboroi aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Javës së Minatorëve, ka kritikuar institucionet për mos përkushtim të mjaftueshëm ndaj këtij gjiganti.

Ndryshe, gjatë këtij manifestimi u shfaq një dokumentar për Trepçën, mbi rëndësinë historike të grevës së minatorëve të Trepçës që ngjau 26 vjet më pare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-trepcen-nuk-negociohet-me-askend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala