Për Trepçën nuk ka kompetenca të vendosë askush

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Trepça vazhdon të jetë nën kompetencat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Por, ajo nuk mund të shkojë as në likuidim, as në privatizim e as të bëhet diçka tjetër me fatin e sajë. Kjo, sepse askush nuk mund të marrë vendime për fatin e sajë.

Ingerencat i takojnë bordit të kësaj agjencie, por ky bord mungon. Ka 3 anëtarë që s’mund të marrin asnjë vendim, sepse ato merren me shumicë e për këtë duhet të jenë së paku 5. Por, edhe këtyre treve me 20 shkurt u kalon mandati, e menaxhmenti i AKP-së do të mbesë edhe pa mbikëqyrje.

“Nuk mund të merret asnjë vendim as për punëtorët në procesin e privatizimit apo çështje tjera të rëndësishme”, tha për Gazetën Fjala, Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-trepcen-nuk-ka-kompetenca-te-vendose-askush/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala