Për tre muaj u konfiskuan 163 kg drogë në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Në muajt e parë të këtij viti janë konfiskuar 163 kg drogë në tërë Kosovën në 151 raste. Ndërkohë nga janari 2016 janë arrestuar 164 persona dhe në ndalim kanë qenë 70 individë në 146 operacione.

Të dhënat e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë tregojnë se më së shumti në qytetet e Koosvë është kapur marihuana, plotë 162 kg, ndërsa në sasi më të vogla heroina kokaina dhe bimë  të  kanabisit.

Gazeta Fjala mëson se policia ka regjistruar 148 raste me posedim të drogës, 42 raste me tarfikim ndërsa  janë regjistruar 6 raste me kultivim.

Rajoni që ka pasur më shumë raste të pëdorimit të drogave është Prishtina me 39 raste, pas saj Peja me 28 raste, derisa me një shifër më të vogël renditet Prizereni në këtë qytet janë shënuar gjithsej 27 raste, shkruan Gazeta Fjala.

Në Mitorvicën e Jugut  kanë qenë 17 raste ndërsa në atë të Veriut 3 raste. Ferizaji muajt që lam pas kishte 19 raste gjetje të drogës, pas tij vjen Gjilani me 12 raste, ndërkohë qyteti që ka më pak raste në është Gjakova. /Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-tre-muaj-u-konfiskun-163-kg-droge-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala