Për tre muaj Kosova eksportoi 68.8 GWh energji

Autori:Zekirja Shabani

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për tremujorin e fundit të vitit 2014.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, për importin dhe eksportin e energjisë, si dhe për importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2014, prodhimi i thëngjillit është 2,054.7 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 1,332.5 GWh dhe në hidrocentrale është 46.5 GWh.

Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 259.7 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 68.8 GWh energji elektrike.

Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 1,020.6 GWh. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 5.3%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-tre-muaj-kosova-eksportoj-68-8-gwh-energji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala