Për tre muaj, 19 të vdekur në aksidente trafiku

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, në Kosovë, sipas të dhënave të policisë kanë ndodhur 3500 aksidente në komunikacion, me nëntëmbëdhjetë persona të vdekur.

Shkak i aksidenteve, kryesisht ka qenë mosrespektimi i rregullave të trafikut nga vozitësit e automjeteve.

Zyrtarët e Policës së Kosovës, kanë bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kanë shqiptuar mbi 70 mijë gjoba në trafik.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, aksidentet në komunikacion kanë shënuar rënie, por që sipas Policisë së Kosovës edhe këto shifra janë shqetësuese.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë ka marrë masa në parandalimin e aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj, rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, e posaçërisht në periudha të caktuara kohore përmes planeve operative ka shtuar kapacitetet e saj në trafik për parandalim të aksidenteve”, ka bërë të ditur Hoxha.

Mos disiplina në komunikacion dhe një varg faktorësh, të cilët injorohen nga vozitësit, sjellin deri te aksidentet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-tre-muaj-19-te-vdekur-ne-aksidente-trafiku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala