Për tetë muaj 240 milionë euro investime të huaja direkte në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë 240 milionë euro investime të huaja direkte që kanë hyrë në Kosovë prej muajit janar deri në gusht. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
“Këtë vit vetëm për përiudhën janar-gusht janë 240 milionë euro investime të huaja direkte”, ka shkruar ajo.

Ministrja e Tregtisë ka treguar se Qeveria e Kosovës po bën reforma për të përmirësuar edhe më shumë klimën biznesore në Kosovë.

“Ketë vit e kemi nisur me shumë reforma, në shumë ministri dhe institucione. Këto reforma kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë. E pranojmë të gjithë se ka ende shumë për t’u bërë dhe jemi të zotuar që se bashku të angazhohemi në këtë drejtim. Gjithashtu, me lejoni që të ju njoftoj se nga të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, BQK del se Investimet e Huaja Direkte, IHD në Kosovë vetëm për periudhën janar-gusht 2015, kanë arritur shumën prej #240 milionë euro, derisa për tërë vitin e kaluar këto investime ishin 151 milionë euro. Këtë vit kemi trendin me pozitiv që nga viti 2012”, ka shkruar Bajrami.

“Se bashku mund të arrijmë shumë më shumë, kemi resurse njerëzore e natyrore, treg të integruar dhe të gjitha parakushtet për tu bërë një vend i zhvilluar. Fokusi në agjendën zhvillimore, qasja moderne dhe bashkëpunimi me qytetarë na duhet me shumë se kurrë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-tete-muaj-240-milione-euro-investime-te-huaja-direkte-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala