Për shkak të kuorumit, dështojnë mbledhjet e dy komisioneve parlamentare

Autori:Gazeta Fjala

Për shkak të mungesës së kuorumit kanë dështuar sot mbledhjet e para për këtë vit të dy komisioneve parlamentare.

Bëhet fjalë për mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane dhe atë për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, transmeton Klan Kosova.

Në komisionin e parë do të bëhej shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015 dhe shqyrtimi i Planit të punës së këtij komisioni për vitin 2016.

kurse  në të dytin do të diskutohej lidhur me Raportin e Performancës se Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.

Poashtu në takimin e komisionit për zhvillim ekonomik ishte paraparë edhe shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit të tremujorit të parë për vitin 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-shkak-te-kuorumit-deshtojne-mbledhjet-e-dy-komisioneve-parlamentare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala