Për shkak të rrymës, Kuvendi mbetet pa opozitë  

Autori:Zekirja Shabani

A​leanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë njoftuar se bojkotojnë vazhdimin e seancës së sotme dhe seancave të tjera për shkak të mos futjes si pikë e rendit të ditës, diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite por nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët.

Ndërkohë, të tri partitë opozitare thirrën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.

Donika Kada Bujupi nga AAK ka thënë se zëvendëskryeministri Thaçi mos të kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi që ata kanë thirr protestë paqësore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-shkaak-te-rrymes-kuvendi-mbetet-pa-opozite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala