Për reciprocitetin flitet javën e ardhshme në Bruksel

Ditë më parë mediet serbe kanë raportuar se marrëveshja do të arrihet me ndërmjetësim të BE-së dhe do të fillojë futja e kamionëve brenda Kosovës, por kjo deklaratë serbe u hodh poshtë nga kryeministri Mustafa dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Sipas palës serbe që ka folur për B92, thuhet se në një ditë në Kosovë janë futur 15-20 kamionë dhe kjo bllokadë po shkakton humbje në dy anët e kufirit. Por, sipas medies serbe kjo gjendje do të zgjidhet në Bruksel.
“Në thelb marrëveshjen po e shkel UNMIK-u. Administrata e UNMIK-ut e ka nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s dhe ata janë përgjegjës për zbatimin. Pse UNMIK-u nuk respekton nënshkrimin e tij, kjo është diçka për të cilën duhet të marrim përgjigje”, ka thënë Aleksander Vulin.