Për një vit 64 të lënduar në Trepçë

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportet e organizatave ndërkombëtare e vendore që merren me të drejtat e punëtorëve, vazhdimisht raportojnë se në Kosovë punëtorët nuk kanë kushte të mira për punë, ku për pasojë shumë punëtorë lëndohen, por ka edhe që humbin jetën çdo vit.

Me lëndime të punëtorëve nuk i ka punët mirë as ndërmarrja “Trepça”, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë lënduar 64 punëtorë në vendin e punës.

Në raporton zyrtar të datës 19.12.2014 të përpiluar nga Inspektorati i Punës, të cilin Veriu.info e ka siguruar, zyrtarisht thuhet se në periudhën e përfshirë në inspektim (1 janar – 30 nëntor 2014) 64 punonjës kanë marrë kompensim të pagës për mungesë nga puna, për shkak të lëndimit në vendin e punës. Pra, lëndimin e tyre në vendin e punës e vërteton kompensimi për lëndim.

Në ndërmarrjen e menaxhuar nga Ahmet Tmava, Inspektorati i Punës ka gjetur parregullsi lidhur me ndihmën e parë që duhet t’iu ofrohet punëtorëve në rast të lëndimeve.

“Në njësitë punonjëse: Objektet Administrative të Minierës me Flotacion në Stan Tërg, Menaxhment, Fabrika e Pajimeve të Procesit, Industria e Baterive, Industria Kimike, Mbrojtja dhe Siguria në Punë, Metalurgjia e Zinkut, Departamenti i Zhvillimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, FMFJ Skenderaj, QMP dhe Trafostacioni, nuk i kanë pajisur me kuti sanitare, gjegjësisht nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për ndihmën e parë, e obligueshme me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, thuhet në raportin e Inspektoratit të Punës.

Në lidhje me shëndetin e punëtorëve të “Trepçës”, Inspektorati i Punës ka evidentuar si shkelje edhe mos dërgimin e punëtorëve në kontrolle mjekësore çdo gjashtë muaj, përkatësisht çdo tri vite, ashtu siç është e obligueshme me Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në Punë.

trepca - lendimet

trepca - lendimet1

trepca - lendimet2

trepca - lendimet3

trepca - lendimet4

trepca - lendimet5

trepca - lendimet6

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-nje-vit-64-te-lenduar-ne-trepce/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala